Diego Costa i gatshëm ndaj Barcelonës

Sulmuesi i Atletico Madridit, Diego Costa është duke fituar betejën e tij për rikuperim për ndeshjen vendimtare për titullin kampion në La Liga kundër Barcelonës.Futbollisti  spanjoll mungoi në barazimin 1:1 me Malagan të dielën për shkak të një dëmtimi në kofshë, por u stërvit në palestër dje dhe pritet të përshpejtojë intensitetin e rekuperimit në ditët në vijim. Costa është stërvitur së bashku me portierin Thibaut Courtois ndërsa mesfushori Cristian Rodriguez gjithashtu po përpiqet që të rikthehet sa më parë nga një dëmtim. Courtois u dëmtua në fundjavën e shkuar në Vicente Calderon por pritet të jetë titullar në Camp Nou të shtunën.Trajneri Diego Simeone beson se edhe Costa do të jetë pjesë e ekipit. "Ai është duke punuar mirë. Do të shohim se si do të ndihet para ndeshjes", u shpreh ai. Sipas gaztës spanjolle As Atletico do ti ketë të gjithë yjet në dispozicion në ndeshjen e fundit ndaj skuadrës s3ë Barcelonës , në ndeshjen që do të vendos edhe fituesin e la Ligas.Nëse është i gatshëm, sulmuesi 25-vjeç, i cili ka shënuar 36 gola në 50 ndeshje për Atleticon këtë sezon, do të luajë në ndeshjen e tij të fundit në La Liga, para transferimit të pritur në Chelsea.