Brendan Rodgers, trajner i vitit në Angli
Nëse mendoni se trajneri më i mirë i sezonit në Premier League është Jose Mourinho apo Special One sic njihet ndryshe apo edhe manuel Pellegrini që fitoi titullin, e keni gabim. Brendan Rodgers është shpallur strategu më i mirë i vitit në Premier ligë, i shpallur nga asociacioni i trajnerëve, duke u bërë strategu i parë i Liverpoolit që fitoi çmimin.Trajneri i të kuqve kaloi një sezon të jashtëzakonshëm në pankinën e Anfield, duke udhëhequr ekipin drejt vendit të dytë në Premier ligë me Luis Suarezin dhe shokët e tij në garë për titull deri në javën e fundit, para se të mposhten nga Manchester City.Trajneri i Anglisë, Roi Hodgson i dorëzoi Rodgersit çmimin e votuar nga të gjithë trajnerët e katër divizioneve të para të futbollit anglez. Pasi mori çmimin, Rodgers deklaroi në shaka: "Shpresoja se sonte do të jem në autobusin e hapur, për paradën e titullit".Rodgers nga Irlanda e Veriut, e kualifikoi Liverpoolin për në Ligën e Kampionëve, pasi përfundoi i shtati në sezonin e kaluar.Ndërkohë shumë i cuditshme është fakti se trajneri I Manchester City-it,Manuel pelegrini nuk është nominuar për trajnerin më të mirë të vitit edhe pse ka fituar kampionatin.