Guardiola: Ende më dhembin sytë nga birra që më hodhën
Pep Guardiola shprehet i kënaqur dhe si gjithmonë krenar për lojtarët e tij dhe për titullin që ata i dhuruan. Pep flet gjithashtu edhe për emocionet dhe traditën e dushit me birra."Për mua ka qenë eksperienca e parë dhe mjaft mbresëlënëse. Mos të harrojmë që mora një ekip që kishte fituar tripletën historike dhe u mundova aq sa kisha mundësi të përmirësoja ata dhe të arrinim në këtë pikë. Do më pëlqente edhe Champions-i, por ky synim mbetet për sezonin e ardhshëm.Festa e titullit ishte e jashtëzakonshme, u kënaqa dhe u argëtova së tepërmi. Birra ishte e ftohtë, por të digjte sytë. Boateng më hodhi me gjithë fuqinë e tij dhe m’u duk vetja si në pishinë. Pas dushit sutë vazhduan të më digjnin akoma, mdje dhe tani i ndjej por gjithçka është në rregull. -mbylli deklaratën e tij Guardiola