Messi, gati të rinovojë kontratën me Barcelonën

Barcelona duket e vendosur për të firmosur një kontratë të re me Lionel Messin, kontratë kjo e cila do ta bëjë Argjentinasin lojtarin më të paguar në botë. Flitet për këtë javë, një javë që për ekipin e Barcelonës është deçizive.Katalanasit do të përballet në fundjavë me Atletikon e Madridit, në ndeshjen vendimtare. Nëse ekipi i Tata Martinos fiton, atëherë shpallet zyrtarisht kampion i La Ligas. Pikërisht drejtuesit duan që të firmosin këtë javë me Messin sepse ky lajm do të  go të gjallëronte së tepërmi ambientun në kampin e Barcelonës.Pas negociatave të gjata, marrëveshja është bërë praktikisht, dhe tani ajo është vetëm një çështje për të gjetur kohën e duhur për ta bërë atë zyrtare.