Fiorentina në gjurmët e Sami Khedirës
Klubi i Fiorentinës kërkon Sami Khedirën nga Reali i Madridit. Mesfushori gjerman ka kaluar një sezon të vështirë pas dëmtimit që pësoi në një miqësire përball Italisë. Joakim Loew e ka përfshirë ish-lojtarin e Stuttgarti-it në listën paraprake rë futbollistëve që do të marr në Botëror. Gjermani do të hyj në vitin e fundit të kontratës së tij me klubin " Merengue " dhe për këtë Reali nuk kërkon ta humbë me parametër 0.
Klubi " Vjollcë " ka shfaqur interes për mesfushorin por problemi kryesor për Fiorentinën mbetet paga vjetore e futbollistit, Khedira për momentin përfiton 5 milion euro në vit shifër kjo e pa përballueshme për klubin italian. Sami Khedira është edhe nën shënjestrën e Manchester United të cilët po kërkojnë të përforcojnë skuadrën për sezonin tjetër. Na duhet të presim merkaton verore për të parë se për kë skuadër do të luaj numri 6 i kombëtares gjermane Sami Khedira.
Gazetar: Elidor Salikaj