Anglia shpall listën zyrtare të botërorit, mungon Ashley Cole

Trajneri i i Anglisë Roy Hodgson, ka shpallur zyrtarisht listën me 23 emrat të cilët do të udhëtojnë drejt Brazilit për të zhvilluar kampionatin botëror. Dy futbollistët me ekperiencë si Michael Carrick dhe Ashley Cole, janë lënë jashtë kësaj liste.  Trajneri është munduar të kombinojë veteranët me talentet.Mediat angleze e cilësojnë këtë listë si një grup fantastik dhe shprehin besim se Anglia do të bëjë një paraqitje të shkëlqyer, dhe pse jo të jetë pretendente.Ja lista e plotë:Portierë:: J Hart (Manchester City), B Foster (West Brom), F Forster (Celtic)Mbrojtës:  G Johnson (Liverpool), P Jagielka (Everton), G Cahill (Chelsea), C Smalling (Manchester United), P Jones (Manchester United), L Baines (Everton), L Shaw (Southampton)Mesfushorë: S Gerrard (Liverpool, capt), F Lampard (Chelsea), J Henderson (Liverpool), J Milner (Manchester City), J Wilshere (Arsenal), R Barkley (Everton), A Lallana (Southampton), R Sterling (Liverpool), A Oxlade-Chamberlain (Arsenal)Sulmues: W Rooney (Manchester United), D Sturridge (Liverpool), D Welbeck (Manchester United), R Lambert (Southampton).