Tata Martino: Kemi nevojën e tifozave për t'u shpallur kampionë

Trajneri i Barcelonës, Tata Martino u pa shumë pozitiv pas barazimit që ekipi i tij Barça arriti kundër Elches (0-0) këtë javë në kampionat, duke theksuar se ai rezultat e lë ekipin e tij me një shans të artë për të fituar La ligën në ndeshjen e fundit të sezonit kundër Atléticos."Është një rezultat i mirë duke parë atë që ka ndodhur në ndeshjet e tjera ku Reali humbi dhe Atletico gjithashtu barazoi. Para se të fillonte loja, unë nuk mendoja se ky rezultat do të ishte i mjaftueshëm", -ka thënë trajneri."Tani na pret një finale e fundit ku fitorja na shpall kamionë dhe ne kemi nevojë për tifozët tanë, sepse mbështetja e tyre do të na japë më shumë opsione. Ajo do të jetë një ndeshje e veçantë, dhe titulli do të ishte dhuratë e bukur për të gjithë." shtoi Martino.