Napoli hedh sytë nga mbrojtësi i Barcelonës, Adriano
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Maj 2014, 17:57
Sipas disa mediave në Itali, ekipi i Napolit është i interesuar për të siguruar shërbimet e mbrojtësit brazilian të Barcelonës Adriano, për sezonin e ardhshëm. Agjent futbollistit është parë në ambientet e ekipit napoletan në Itali për t'u takuar me drejtuesit e klubit italian.Barcelona aktualisht nuk ka ndërmend të shesë mbrojtësin brazilian për shkak se ata kanë nevojë për të, pasi Alves mund të largohet nga klubi siç pritet. Napoli gjithashtu është duke kërkuar një tjetër futbollist të Barcelonës, Mascherano paso trajneri benitez e njeh shumë mirë.Adriano ka tërhequr interes edhe nga disa klube të tjera të Serie A, duke përfshirë Juventus dhe Roma. Pritet të shohim si do rrjedhin ngjarjet.