Xherdan Shaqiri mund të kalojë në kampionatin turk, e kërkon Gallatasaray

Mesfushori kosovar i Bayernit të Mynihut mund të kalojë tek kampionët e Turqisë, Gallatasray. Shaqiri është një objektivat kryesorë të Galatasarayt në këtë merkato verore. Hapsira e paktë që ai ka tek Bayern ka bërë që futbollisti të mendojë seriozisht largimin.Futbollisti kosovar, i cili para se të firmoste me Bayernin kishte negociuar dhe me Galatasarayn tani pëlqehet sërish nga turqit. Vetë trajneri Roberto Mancini e shikon si përforcimin ideal për sulmin e ekipit të tij dhe ka shprehur dëshirën për ta patur në ekip. Bavarezët e blenë për 12 mln Euro nga Basel Shaqirin dhe mbetet për t’u parë nëse do të pranojë ofertat për 22-vjeçarin. Ai klub që do të futet në negociata me Bayern për Shaqirin duhet të paguajë, pasi lojtari është nën kontratë.