Armando Duka: Ky i fundit, një nga kampionatet më të bukur që kemi kaluar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Maj 2014, 17:29
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, pas përfundimit të sezonit 201-2014, e ka cilësuar këtë si një nga kampionatet më të bukur që kemi kaluar vitet e fundit. "Futbolli është një lojë dhe një sport që shërben për të të ofruar spektakël dhe emocione të mëdha.Sporti është në një situatë që ka nevojë për sa më shumë mbështetje financiare nga të gjithë."-tha Duka. “Mendoj se ky është një nga kampionatet më të bukur. Ka pasur shumë rivalitet, është shtuar numri i spektatorëve në shkallët e stadiumit. Ka qenë i luftuar deri në javën e fundit të Superiores." -mbylli deklaratën e tij kreu i FSHF.