Kastrioti, Popoviç e Bratiç dy largimet e para, mund të kalojnë te Partizani
Sezonin e ardhshëm skuadra krutane e Kastriotit, do të luajë në Kategorinë e Parë. Megjithatë drejtuesit premtojnë se nuk do të qëndrojnë gjatë në të parën. Skuadra do të duhet të rimblidhet për të rifilluar seancat stërvitore me synimin e riformatimit për edicionin e ardhshëm. Aktualisht, nuk dihet se sa futbollistë nga kontingjenti aktual do të “mbijetojnë” për vitin e ardhshëm, dhe nëse do të jetë apo jo i njëjti staf drejtues.Aktualisht nga ekipi janë larguar vetëm Popoviç dhe Bratiç, madje pa mbaruar ende sezoni. Flitet se këta dy futbollistë mund të kalojnë tek skuadra e Partizanit por ende nuk ka asgjë zyrtare.Një gjë është e sigurtë, që do të ketë një eksod nga Kastrioti duke qenë se në përbërjen e kësaj skuadre kishte shumë lojtarë cilësorë dhe ekipet më të mira kanë hedhur sytë nga Kastrioti për t'i "rrëmbyer ndonjë element cilësor.