Kohë lamtumirash, pas Zanetit, edhe Samuel e Kambiaso mund të largohen nga Interi

Esteban Kambiaso dhe Valter Samuel me shumë mundësi do të largohen Interi. në ceremoninë e largimit të kapitenit legjendar Zaneti,  Valter Samuel ka thënë se ka kaluar vite shumë magjike me fanellën zikaltër dhe i ka falënderuar të gjithë tifozët zikaltër për mbështetjen, duke lënë shenja të qarta për një largim.Nga ana tjetër, Esteban Kambiaso ka përshëndetur tifozët, por pa e ditur nëse do të largohet apo jo nga skuadra. “Deri tani askush nuk më ka folur për rinovimin, por unë për Interin jam gati të vazhdoj. Nuk kam diskutuar kurrë për para dhe nuk do ta bëj as tani, Interi është dhe do mbetet shtëpia ime”. -ka përfunduar  Kambiaso.