Lewandovski përshëndet ish- ekipin me një status në "facebook"

Ky ishte sezoni i fundit për sulmuesin polak, Robert Lewandovski me Borusian e Dortmundit. Ndeshja e së shtunës përballë Hertha Berlin e fituar në transfertë 0-4 ishte e lamtumirës. Pas ndeshjes, sulmuesi ka bërë një status në profilin e tij në "facebook" duke përshëndetur dhe falanderuar shokët e tij të ekipit."Faleminderit djema për mbështetjen tuaj! Łukasz Piszczek, Mitch Langerak, Marcel Schmelzer, Marco Reus, Julian SCHIEBER, Oliver Kirch, Eric Durm, Jonas Hoffmann, Auba, Sokratis dhe gjithë ekipi im mrekullueshem Borussia Dortmund!" -shkroi Lewvandovski.Sulmuesi do të luajë sezonin e ardhshëm për Bayern Mynih, duke lënë kështu përfundimisht Boruasian.