Marco Reus refuzon Manchester United
Marco Reus refuzon Manchester UnitedPrej disa javësh u spekulua se Manchester United kërkonte me ngulm sulmuesin e Borusias së Dortmundit Marco Reus.Gjermani bën pjesë në listën e përforcimeve të trajnerit të ri të United Louis Van Gaal-i por me sa duket ka qënë vetë Reus që i larguar të gjithë zërat për largimin e tij nga “ Signal Iduna Park” duke i premtuar besnikëri verdh e zinjve.“ Jam i sigurt që do të luaj për Borusian e Dortmundit edhe në sezonin 2014-2015. Nuk duhet ta përsëris në çdo intervistë që nuk dua të largohem, ndihem vërtet mjaft mirë tek ky klub ” Reus.Më tej futbollisti i kombëtares gjermane tha se nuk është aspak i shqetësuar nga spekulimet që e shohin larg Dortmundit.“ Fjalët që thuhen për një largim të mundshëm timin nga ky qytet nuk më shqetësojnë aspak. Për të qënë i sinqertë as nuk më interesojnë.”- u shpreh sulmuesi i verdh e zinjve i cili me sa duket kërkon të qëndrojë të paktën edhe një sezon nën drejtimin e Jurgen Klopp.Manchester United është gati ti ofrojë Dortmundit deri në 35 milion euro për të marrë shërbimet e Marco Reus duke qënë se dihet prej muajsh se pronarët e United kanë vënë në shërbim të merkatos plot 180 milion euro.Na mbetet të shohim nëse klubi gjerman do të tundohet apo jo nëse një ofertë e majme do të vinte nga Anglia për 24 vjeçarin.