Arsenali kërkon Xavi Hernandez duke hequr dorë nga Fabregas

Mediat britanike raportojnë sot se klubi i Arsenali është i interesuar për shërbimet e yllit të Barcelonës Xavi Hernadez.Arsene Wenger ka vendosur që objektivi kryesor i merkatos së tij mos të jetë ish kapiteni i tij Cesc Fabregas por mesfushori tjetër i blaugranave Xavi.Arsenali ka një skuadër të bazuar në lojtarë të rinj të talentuar por ai ç’ka i ka munguar skuadrës londineze ka qënë dikush me eksperiencë që ti duhëheqë “topçinjtë” në fushën e lojës.Xavi Hernandez është një nga futbollistët më të mirë në rolin e tij. Spanjolli ka qënë një nga pikat kyçe të skuadrës së ndërtuar nga atëherë trajneri i katalanasve Guardiola.Megjithëse nuk është më në formën e dikurshme sidomos fizike kjo nuk e ka ndaluar trajnerin francez ta vendosë në krye të listës së tij.Ajo çfarë të bën përshtypje është injorimi që tekniku i Arsenalit i ka bërë ish yllit të tij Fabregas kur dihet se 27 vjeçari nuk po kalon një moment të mirë ku shpesh herë është detyruar ti nisë takimet nga stoli.Ndoshta Wenger akoma nuk e ka kapërdirë mënyrës se si Fabregas vendosi të largohej nga Arsenali ku futbollisti spanjoll në atë kohë vuri veton për tu transferuar tek blaugranët.Arsenali do të marrë pjesë në kualifikueset e Champions League për sezonin e ardhshëm, “ topçinjtë ” i bën një nisje të mirë sezonit që sapo u mbyll por në më pas pësuan një rënie të theksuar duke e përfunduar kampionatin në vendin e 4-ët.