Ylli Sallahi mund të zgjedhë të luajë për Kosovën

"Në asnjë mënyrë im bir nuk do të luajë me kombëtaren e Shqipërisë, ai është austriak dhe kombëtarja e tij është ajo e Austrisë." -kjo ishte deklarata e babait të talenetit kosovar që luan tek Bayern i Mynihut, Ylli Sallahi.Siç raporton së fundmi ‘Zëri’ në Kosovë, gjasat janë të mëdha që Sallahi ta veshë fanellën e përfaqësueses kosovare. Ylli Sallahi pritet të jetë anëtar i Përfaqësueses së Kosovës. Ai është në bisedime me përzgjedhësin kosovar, Albert Bunjaku dhe pritet që së shpejti ta japë dhe përgjigjen përfundimtare.Ylli Sallahi mund të jetë ‘përforcimi i madh’ i Përfaqësueses së Kosovës para dy ndeshjeve miqësore me Turqinë dhe Senegalin.Sallahi më parë ishte kërkuar edhe nga Kombëtarja e Shqipërisë, mirëpo lojtari me pasaportë austriake i kishte mbyllur dyert kësaj të fundit. Mbeten për t'u parë si do rrjedhin ngjarjet