Mourinho do Benatian tek Chelsea, mund të zvëndësojë David Luiz

Paraqitjet e shkëlqyera të mbrojtit Benatia me Romën, nuk mund të qëndronin pa u vënë re nga klubet e mëdha europiane. Sipas faqes angleze "Football News", një nga klubet e interesuara për mbrojtësin e Romës është ekipi  Chelsea.Mourinho mendon se mbrojtësi italian, është zgjedhja e parë për të zëvendësuar të larguarin David Luiz (i cili do të mund të lëvizë për tek Barcelona).Për të siguruar shërbimet e mbrojtësit, Chelsea duhet të përballet me konkurencën e Manchester United, Manchester City dhe Liverpoolit, pasi edhe këto ekipe e duan në ekip Mehdi Benatian.