Berlusconi: Balotelli duhet të mësojë të bëjë gol

"Balotelli ka nevojë për të mësuar se si të bëjë sulmuesin e parë, duhet të qëndrojë më afër zonës dhe të përpiqet më shumë për të shënuar gol. Një ditë unë do ta takoj nga afër dhe do t'ja shpjegoj." -Kjo është deklarata nga presidenti i Milanit, Silvio Berluskoni në një intervistë për Sportmediaset.Aii përsëriti gjithashtu se e ardhmja e Clarence Seedorf, do të vendoset në fund të sezonit. "Unë nuk jam i kënaqur me Milanin, ashtu si të gjithë tifozët, Sedorf ka punuar mirë por do të marrim një vendim për të në fund të sezonit." -tha Berlusconi