Gerrard : Sezonin tjetër do të luftojmë sërish për titull

 Gerrard : Edicionin tjetër do të luftojmë sërish për titullin kampionSkuadra e Liverpoolit pa ti ikte titulli nga duart në 3 javët e fundit të kampionatit anglez. Të kuqtë ishin shumë pranë fitimit të Premier League-s pas 24 vitesh por humbja në “ Anfileld” përball Chelsea dhe barazimi i pa falshëm kundër Crystal Palace bën që titulli ti shkonte Manchester City-t.Kapiteni i të kuqve Steven Gerrard u shpreh mjaft i zhgënjyer për mënyrën se si përfundoi ky sezon por premtoi se Liverpooli do të jetë sërish në luftë për titullin edicionin e ardhshëm.“ Jam shumë i zhgënjyer për mënyrën se si përfundoi gjithçka, më vjen keq për të gjithë tifozët tanë, por nuk duhet të mërzitemi pasi kemi zhvilluar një sezon fantastik. Do të mësojmë shumë nga ky sezon.” – u shpreh Gerrard.Më tej kapiteni foli për skuadrën e tij“ Kjo skuadër do përmirësohet shumë, kemi lojtarë të ri dhe mjaft të talentuar. Mendoj se sezonin e ardhshëm do të jemi një skuadër akoma më e fortë si fizikisht ashtu edhe psikologjikisht. Mendoj se do të jemi sërish në luftë për titull deri në fund.”- theksoi kapiteni i LiverpoolitNë fund Steven Gerrard kërkoi të përgëzonte fituesit e Premier League-s Manchester City-n“ Dua ta përgëzoj skuadrën e Pellegrinit, ata vërtet ishin skuadra më e mirë në harkun e 38 takimeve, sigurisht do të kisha dashur ta mbaroja kampionatin para tyre në klasifikim por gjithsesi i përgëzoj për titullin e fituar.”- përfundoi Gerrard.33 vjeçari për herë të parë në karrierën e tij e pa veten shumë pranë suksesit në kampionatin anglez por me sa duket do ti duhet të presë akoma, të paktën edhe një vit për tu shpallur kampion i Anglisë.