Simeone: Tani na presin dy finale, Reali dhe Barcelona

Atletiko Madrid ka humbur shansin e artë për t'u shpallur kampion i La Ligas, me barazimin e djeshëm përballë Malagas. Nëse Atletiko do të kishte mposhtur Malagan do të siguronte titullin e kampionit të Spanjës, por ky barazim lë të hapur garën për të shtunën e ardhshme, ku djemtë se Simeones do të ndeshen me Barcelonën dhe humbja do t'i bënte të humbisnin titullin.Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, është shfaqur i nervozuar pas barazimit të ekipit të tij. "“Unë nuk dua të jap mendime për kundërshtarin. Nuk është e lehtë të fitosh në fund të sezoneve kaq të gjata dhe gjërat ndodhin. Unë kam luajtur 20 vjet dhe e kuptoj se çfarë po ndodh. Më nervozon fakti që ne kemi dhënë gjithçka dhe nuk fituam. Tani gjasat janë 50-50.E dimë çfarë kemi humbur dhe kjo më shqetëson. Deri dje ne kishim vetëm një finale, atë përballë Realit në Champions, tani u bënë 2, pasi dhe sfida kundër Barcelonës në kampionat është një tjetër finale.