Ronaldo pronoton gol në finalen e Championsit

Sulmuesi i Real Madrid, Kristiano Ronaldo nuk luajti këtë fundjavë në kampionat në humbjen kundër Celta Vigos për shkak se ende nuk është në 100 për qind të formës së tij. Trajneri Ançeloti shpjegoi mosaktivizimin e tij në ndeshjen e fundit. " Unë e kam thënë gjithmonë se nuk do të rrezikojmë me të. Kristiano nuk është në 100 për qind të tij. Mungesa e një lojtari si ai është e madhe, prandaj dhe u penalizuam, megjithatë besoj se do të jetë gati në finalen e Champions League përballë Atletikos.Edhe vetë Ronaldo u shpreh se do të jetë i gatshëm në finale. "Jam më mirë, në finale do të jem kam biseduar me trajnerit për të ndenjur pushim këtë javë vetëm për të qenë gati përballë Atletikos. Do më pëlqente të shënoja në finale, por ka të njëjtën vlerë edhe nëse shënon një shok i skuadrës. Unë dua mbi të gjitha të fitoj kompeticionin, megjithatë një gol e kam pronotuar." -mbylli deklaratën e tij Ronaldo