Filipo Inzaghi gati të marr drejtimin e Milanit

Do të jetë Pippo Inzaghi trajneri i ardhshëm i Milanit. Mediat italiane tashmë janë të sigurta ish-sulmuesi kuq e zinjve do të marr drejtimin e skuadrës së Milanit në fillim të sezonit të ardhshëm.Klubi milanez me shumë mundësi nuk do të luajë në Europë në edicionin e ardhshëm dhe për këtë drejtuesit kanë menduar të fillojnë një projekt të ri duke i besuar skuadrën Pippo Inzaghit.Seedorf tashmë është i shkarkuar ku pritet vetëm përfundimi kampionatit për të zyrtarizuar gjithçka ndërkohë që dihet prej kohësh vlerësimi i madh që administratori i deleguar i Milanit Adriano Galliani ka për Inzaghin.Me sa duket klubi kuq e zi vazhdon të operojë në të njëjtën linjë, ose më saktë në stolin e Milanit duhet të jetë një milanist.Italiani do të ketë detyrën e vështirë të shëndrrojë Mario Balotellin nga një sulmues i mirë në një prej yjeve të futbollit europian. Superpippo në kohën kur luante ishte një gjahtar i vërtetë goli dhe ndoshta eksperienca e ish-sulmuesit do ti shërbeje Balotellit për të qënë sa më efikas përpara portës.Akoma nuk ka diçka përfundimtare pasi emrat për stolin e kuq e zinjve po ndryshojnë dita ditës, por për momentin mediat italiane raportojnë se Inzaghi është më pranë se kurrë stolit të Milanit.Kandidatët e tjerë vazhdojnë të jenë Montella, Danodoni dhe Spalletti por kur vjen puna tek çështjet e zemrës atëherë pa diskutim që Superpippo është kandidati kryesor për pankinën e 7 herë Kampionëve të Europës.