Ibrahimovic shpallet lojtari i vitit në Francë
Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic është zgjedhur futbollisti i vitit në Kampionatin Francez, pas paraqitjeve të shkëlqyera në sezonin 2013-14, duke lënë prapa shokët e skaudrës Thiago Silva e Thiago Motta, por edhe futbollistin e Monacos, James Rodriguez.Futbollisti suedez ka shënuar 25 gola në 32 ndeshje, duke e ndihmuar PSG-në të fitojë titullin e dytë radhazi dhe është i vendosur ta ndihmojë ekipin parisien të fitojë trofe edhe në vitet e ardhshme."Po e fitoj këtë trofe për herë të dytë radhazi, është një nder i madh. Dua t'i falënderoj lojtarët, trajnerin, stafin dhe tifozët", deklaroi Ibrahimovic pasi mori çmimin."Mendoj se ky ishte sezoni im më i mirë. Skuadra zhvilloi një sezon magjik. Në vitet e ardhshme shpresoj të fitoj kampionatin sërish, por edhe dy kupat shtetërore, Ligën e Kampionëve dhe trofe të tjerë individualë", përfundoi sulmuesi suedez.Salvatore Sirigu i PSG-së u zgjodh portieri i vitit, duke kaluar gardianin e Lille, Vincent Enyeama, ndërsa Marco Verratti u zgjodh si lojtari më i mirë i ri i vitit. Ndërkaq, Rene Girard i Lilles u zgjodh trajneri i vitit