Bayern Munchen shpallet zyrtarisht kampion, Leverkusen në Champions

Janë zhvilluar fundjavën e kaluar dhe takimet e vlefshme për javën e fundit të kampionatit gjerman të futbollit.Skuadra e Bajernit të Mynihut megjithëse prej disa kohësh e kishte siguruar matematikisht titullin, të shtunën pas përballjes me Sttutgart u bë zyrtarisht kampione e Gjermanisë për sezonin 2013 – 2014.Në një takim festiv pasi asnjërës prej të dyja skuadrave nuk i kishin mbetur më objektiva me Stuttgarti jashtë zonës së ftohtë, bavarezët arritën të merrnin edhe një fitore të fundit për këtë sezon në Bundesligë. Goli për Bajernin u shënua nga Claudio Pizarro në fund të takimit.E vetmja luftë e hapur në këtë javë të fundit ishte beteja për një vend në Ligën e Kampionëve e cila u fitua nga Bayer Leverkusen. Aspirinat mundën Werder Bremenin me rezultatin 2-1 duke siguruar dhe biletën e fundit për në Champions League. Gabrie Selasse kaloi në avantazh miqtë por golat e Toprak dhe Son i dhanë një fitore mjaft të rëndësishme skuadrës së Lewandovskit.Nga ana tjetër edhe Wolfsburgu bëri të pamundurën për të zënë pozicionin e 4-ët duke mposhtur 3 me 1 Monchengladbachu-n por fitorja e Leverkusenit e bëri të pa vlerë triumfin e Ujqërve. Golat për Wolfsburgun u shënuan nga De Bruyne, Perisic dhe Knoche, për miqtë barazoi momentalisht shifrat Kramer. Fitore arriti edhe Borusia e Dortmundit në fushën e Hertha Berlinit. Për verdhe e zinjtë shënuan Robert Lewvandovski dy herë, Jojic dhe Mkhitaryan.