Hamilton triumfon në Spanjë, i dyti Rosberg i ndjekur nga Ricciardo

Lewis Hamilton ka dal fitues edhe në çmimin e madh të Spanjës. Pas tij u renditën shoku i skuadrës Nico Rosberg dhe australiani i Red Bull Daniel Ricciardo. Prapa dy Ferrarit me Alonson në vendin e 6-të dhe Raikkonen në të 7-in. Kampioni i botës Sebastian Vettel rekuperoi disa pozicione duke e mbyllur garën në vendin e 4-ët.Parashikohej fitorja e britanikut Hamilton dhe fitorja e tij erdhi por ndryshe nga sa parashikohej nuk rezultoi gjithçka e lehtë për ish kampionin e botës. Nico Rosberg zhvilloi një garë mjaft të mirë dhe në fund nuk arriti ta kalonte shokun e skuadrës vetëm për disa metra.Kjo garë konfirmoi sërish dominimin e makinave Mercedes në këtë sezon dhe duket se lufta për titull do të jetë vetëm mes dy pilotëve të kësaj skuderie. Një paraqitje mjaft të mirë dhuroi Ricciardo i cili u ngjit për hërë të parë në podium pasi vendi i dytë në garën hapëse të këtij botërori ju anuluan nga Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit për shkak të konsumit të tepërt të karburantit, ndërkohë që këtë radhë pozicioni askush nuk mund t'ia marr këtë vend në podium.Mjaft prapa dy Ferrarit. Alonso dhe Raikkonen zhvilluan një betejë të ashpër mes njëri-tjetrit ku në fund ishte spanjolli që mori vendin e 6-të, por më shumë keq të vjen që kjo Ferrari nuk është në gjendje të luftojë as për një vend në podium.Paraqitje mjaft e mirë ajo e Valeri Bottas i cili u pozicionua menjëherë pas kampionit të botës Sebastian Vettel i cili rekuperoi 6 pozicione nga nisja duke e mbyllur garën menjëherë pas tre pilotëve të parë.Në këtë sezon në Formula Një duket e vështirë për këdo që të thyej hegjemoninë e makinave Mercedes.