NBA, Clippers mundin Oklahomën duke barazuar serinë në 2 - 2

Është mbyllur disa minuta më parë takimi mes Los Angeles Clippers dhe Oklahoma City Thunders i vlefshëm për gjysmë finalet e konferencës së perëndimit në kampionatin amerikan të basketbollit.Në “ Staples Center “ të Los Angeles-it skuadra e Doc Rivers mposhti Oklahomën e Kevin Durant duke barazuar serinë në 2-2. Takimi nis më mirë për miqtë të cilët krijuan një avantazh të konsiderueshëm dhe në fund të dy pjesëvë të para Oklahoma e pa veten në + 11. Edhe gjatë pjesës së tretë skudra e Brooks vazhdoi me të njëjtin ritëm dhe falë pikëvë të Durant e dërgoi diferencën deri në + 15 por në pjesën e fundit të takimit vendasit u zgjuan duke shënuar pikë të njëpasnjëshme.Griifin dhe Chris Paul filluan të merrnin lojën e Clippersa-ve në dorë duke qënë vendimtar në shumë momente. Një pjesë e fundit mjaft emocionuese që u zgjidh vetëm në momentet finale ku ishte Collison që me 2 goditje të sakta i dhuroi Los Angelesit një fitore mjaft të rëndësishme.Rezultati përfundimtar Los Angeles Clippers 101 Oklahoma City Thunders 99. Protagonistët kryesor për Clippers-at ishin Blake Griffin, Paul dhe Collison me respektivisht 25, 23 dhe 18 pikë të shënuara. Të pa mjaftueshëm për Thunders-at 40 pikët e Kevin Durant.Gjithçka do të zhvendoset në “ Energy Arena “ të Oklahomës për takimin e 5-të të kësaj serie.