Ndalet Atletiko por Barcelona nuk përfiton, Real Madridi "për faqe të zezë"

Një javë plot surpriza kjo e parafundit në La Ligan spanjolle. Të tre ekipet e kreut nuk kanë mundur të fitojnë në këtë javë. Atletiko e cila udhëheq kampionatin, luante në shtëpi përballë Malagas por nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1. Barazimi i sotëm e mban Atletikon në kuotën e 89 pikëve, përsëri 3 më shumë sesa ndjeksit e Barcelonës të cilët gjithashtu barazuan.Edhe Katalanasit janë ndalur në një barazim pa gola në fushën e Elches. Në rast se ata do të kishin fituar do të afoheshin së tepërmi me Atletikon dhe java e fundit përball keto 2 ekipe njëra me tjetrën dhe gjithçka ishte e hapur. Tani Atletikos do t'i duhet të paktën një barazim kundër Barcelonës për t'u shpallur zyrtarisht kampion.Sot luante gjithashtu edhe Real Madrid. Djemtë e Ançelotit kanë qenë në një ditë totalisht të errët pasi janë mundur 2-0 nga Celta Vigo. Reali ngelet përfundimisht jashtë objektivit titull, dhe tani mendjen a ka tek finalja e Chamionsit në 24 Maj qe do të luajë në Lisbonë përballë Atletikos së Madridit.