Juventus mund Romën në limitet e kohës shtesë, vendos Osvaldo
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Maj 2014, 18:33
Mbyllet dhe sfida e fundit e javës së 37-të të Seria A. Roma dhe Juventusi u përballen me njëra tjetrën në një sfidë luksi e cila vlejti vetëm sa për statistikë pasi ekipet kanë plotësuar objektivat sezonalë. Ndeshja që ngjasonte me nje sfidë miqësore përfundoi me fitoren e Juventusit në kohën shtesë 0-1Juventusi kampion dhe Roma e vendit të dytë janë ekipet që do përfaqësojnë direkt Italinë në Champions League vitin tjetër. Sot rezultati nuk kishte shumë rëndësi dhe po shkonte drejt barazimit, por Osvaldo shënon në min e 94.
ROMA (4-3-3): Skorupski; Torosidis, Benatia, Castan, Bastos; Nainggolan, De Rossi, Pjanic; Gervinho, Totti, Destro.
JUVE (3-5-2): Storari, Barzagli, Bonucci, Chiellini, Lichtsteiner, Padoin, Pirlo, Pogba, Asamoah, Tevez, Llorente.