Zyrtare: Pjaniç rinovon me Romën deri në vitin 2018

Pas tratativave shumë të gjata, Miralem Pjaniç vendosi të rinovojë zyrtarisht kontratën me ekipin e Romës. Klubi i Romës deklaron sot nëpërmjet një komunikate për shtyp se ka gjetur akordin me mesfushorin boshnjak.Miralem Pjaniç ka firmosur një kontratë deri në vitin 2018 me Romën duke mbyllur përfundimisht zerat qe e largonin futbollistin nga kryeqyteti.Në deklaratën e klubit romak nuk thuhet shuma që do të përfitojë Pjaniç. Trajneri Rudi Garcia ka këmbëngulur që Pjaniç të vazhdonte me Romën pasi shihet si një nga futbollistët më të mirë të ekipit.