Alban Meha ngjitet zyrtarisht në Bundesligë me Padeborn
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Maj 2014, 17:46
Fitorja e javës së fundit në Bundesliga 2, me rezultatin 2-1 ndaj Aalen, i ka mundësuar mesfushorit të kombëtares kuqezi Alban Mehas dhe ekipit të tij Padeborn të ngjiten zyrtarisht në elitën e futbollit gjerman. Java e 34-t e Bundesligës 2 ka mbyllur gjithcka, duke zyrtarizuar dy skuadra që ngjiten në Bundesligën e parë.Alban Meha ka një peshë të madhe në suksesin e Paderbornit, sepse ka realizuar 12 gola gjatë tërë kampionatit, shumica prej të cilëve spektakolarë nga goditjet e dënimit. Një paraqitje e shkëlqyer e Mehas, që mbylli në mënyrën më të mirë të mundshme një sezon mbresëlënës në planin personal por dhe për ekipin.