Dëmtohet Armando Sadiku, humb eleminatoret "Francë 2016"

Sulmuesi elbasanas i Kombëtares Shqiptare,  Sadiku pritet të mungoj të paktën 6 muaj në fushat e blerta.  Sadiku është dëmtuar ndeshjen e djeshme kundër St. Gallenit dhe analizat e para nuk janë aspak të mira, pasi parashikohet një dëmtim serioz.Rezultatet mjekësore bëjnë të ditur se ai ka dëmtuar ligamentet në gju dhe rikuperimi do të jetë një proces që do zgjasi më shumë se gjysëm viti. Ai do të operohet së shpejti në Zvicër.Ky lajm do të jetë aspak i mirë për trajnerin e Kombëtares Shqiptare, Xhani De Biazi i cili vuante në repartin ofenziv, pasi Sadiku pritet të mungoj edhe në ndeshjet miqësore dhe eliminatore që Kombëtarja do ti zhvilloj brenda vitit 2014.