Bayern Munchen kërkon Adnan Januzajn

Edhe pse kampionët e Europës u skualifikuan në gjysmëfinale të Champions-it nga Reali i madridit, për rekordmenët gjermanë kurrsesi nuk mund të quhet një sezon i dështuar. Bajerni i Mynihut nuk ka ndërmend të heqë dorë nga sundimi i Europës.Drejtuesit kanë hapur “thesin” në merkato, duke shprehur kështu gatishmërinë për t’i plotësuar Pep Guardiolës çdo dëshirë për sezonin e ri. Bajerni është në kërkim të dy lojtarëve të Mançester Junajtid. Bëhet fjalë për supertalentin me origjinë shqiptare, Adnan Januzaj, si dhe bomberin holandez, Robin van Persi. Duket se këto janë dëshirat e reja të Guardiolës.Trajneri aktual i United hedh poshtë zerat për largimin e Januzajt pasi ai është një trajner që ka shumëbesim dhe mbështet tek të rinjtë, por mbetet për t'u parë si do rrjedhin ngjarjet.