Barcelona, Luis Enrike bën gati listën e dëshirave, Pyolin e do ndihmës
Me largimin thuajse të sigurt të Martinos, tekniku i ardhshëm i Barcelonës po hedh në letër të gjithë projektin te katalanasit. Ndër emrat që bien në sy është ai i Karles Pujolit, i cili do jetë një nga ndihmësit e trajnerit spanjoll.Zyrtarizimi i Luis Enrikes pritet të bëhet vetëm në përfundim të sezonit futbollistik, pasi nuk duan të shpërqendrojnë ekipin në momentin me deciziv. Edhe pse është kritikuar shumë, Tata Martino ka të gjitha mundësitë që ta mbyllë aventurën me Barçën, duke fituar titullin kampion të Spanjës.Luis Enrike ka nisur të mendojë fillimisht për stafin që do ta shoqërojë në aventurën e tij te Barcelona, Ivan de la Penja, Hoze Luis Balesteros, Huan Antonio Pixi dhe Abelardo janë gjithashtu kandidatë për të qenë pjesë e stafit, por ende nuk është konfirmuar arritja e një marrëveshjeje.