Manchester City kurrorëzohet kampion i Premier League

Manchester City është zyrtarisht kampion i Premier League. Djemtë e drejtuar nga Pelegrini kanë zhvilluar një sezon fantastik dhe më në fund u shpërblyen duke u shpallur kampion. Deri para dy javësh të gjithë mendonin se ky trofe do të fitohej nga Liverpool, por ndodhi e kundërta, pasi Manchester City ka arritur të barazojë me pikë Liverpoolin dhe në fund ta kalojë atë.Ndeshja e sotme përballë West Ham ka qenë e thjeshtë për Man Cityn të cilët kanë fituar lehtësisht 2-0 me gola të Nasri dhe Kompany.Epoka e artë ka filluar për Cityn dhe për drejtuesit milionera. Ky ekip do të vazhdojë të investojë fuqishëm duke kërkuar që në sezonet e ardhshme të sundojë edhe ne Europë. Ndërkohë Liverpooli i cili gjithashtu ka zhvilluar një sezon fantastik, duhet të ngushëllohet me vendin e dytë dhe pjesmarrjen në Chamions League vitin e ardhshëm.