Ardjan Takaj: Festë e madhe, tani prisni surpriza në Champions
Skënderbeu ka festuar mbrëmjen e djeshme titullin e katërt rradhazi në historinë e klubit korçar. Pas përfundimit të ndeshjes kundër Laçit ekipi bardhekuq ka pasur mundësinë që të festojë deri në orët e para të mëngjesit të sotëm titullin e katërt kampion. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, mendaljet e i ka dorëzuar presidenti i FSHF-së, Armand Duka, dhe presidenti i nderit i saj, Miço Papadhopulli.Festa ka vazhduar deri në mëngjes në lokale të ndryshme të Korçës, ku i pranishëm ka qenë dhe Presidenti Takaj. Ai është parë të argëtohej shumë në shoqërinë e ekipit duke kaluar një mbremje shumë të këndshme. Takaj gjithashtu premtoi se tani Skënderbeun e presin shumë surpriza të tjera në Kupat e Europës dhe garantoi tifozat se ekipi i tij do të shkojë larg, ku synimi kryesor janë grupet e Europa League.