Elbasani dhe Apollonia, dy ekipet që ngjiten në Superligë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Maj 2014, 13:34
Elbasani, ekipi që i mungonte Superiores prej tri edicionesh, dhe Apolonia, që luajti në të Parën vetëm edicionin që u mbyll këtë të shtunë, ngjiten zyrtarisht në Superligën e parë duke u bërë 2 ekipet që mbyllën me sukses këtë sezon në Kategorinë e Parë.Skuadra fierake, që ngjitje-zbritjet nga vendi i më të mirëve të futbollit tonë i ka pasur të shpeshta, tashmë e sheh veten përsëri lart. Stadiumi që ata kanë, gëzon Superligën pasi të lejon të luash futboll të bukur. Ndërsa Elbasani i Presidentit Laze duket se do të ketë pretendime edhe në SuperligëPra, këto dy ekipe janë një vlerë e shtuar e Superiores në edicionin e ardshëm, që do të luhet me 10 ekipe dhe katër faza dhe çdo gjë do të jetë më interesante.