Premier League / Manchester City luan sot sfidën e fundit, gati të shpallen kampionë

Premier League luan sot javën e fundit të kamionatit. Manchester City është ekipi që më shumë mundësi do të shpallet kampion sot pasi në rast se ata fitojnë sot përballë West Ham, fitojnë zyrtarisht titullin kampion duke ia "rrëmbyer" në një farë mënyre Liverpoolit i cili bëri gafën e madhe një javë më parë.Të gjitha takimet e sotme luhen në orën 16:00 ku do të zgjidhen dhe dilemat përfundimtare të këtij kamipionati. Manchester United ka shumë mundësi që të mbetet jashtë kometicioneve europiane pasi nuk ka pikët e mjaftueshme dhe vendi i 7-të nuk ia mundëson.Ja ndeshet e sotme:

Cardiff City-Chelsea
Fulham-Crystal Palace
Hull City-Everton
Liverpool-Newcastle Utd
Manchester City-West Ham
Norwich City-Arsenal
Southampton-Manchester United
Sunderland-Swansea City
Tottenham-Aston Villa
West Bromwich-Stoke City