Mbëmja NBA, fitojnë Brooklyn Nets dhe San Antonio Spurs

Brooklyn Nets-at e Jason Kidd arritën të merrnin një fitore mbrëmë ndaj kampionëve të Miami Heat duke e ngushtuar diferencën në këtë seri në 2-1, ndërkohë gjithnjë e më pranë finales ndodhet San Antonio pasi mundi Portland Trail Blazers duke qënë tashmë vetëm një hap larg finales në konferencën e Perëndimit.Pas dy humbjeve të pësuara në Florida Netsat ju kundërpërgjigjën Miamit në “Barclays Center “ të New York-ut. Dy pjesët e para treguan balancë të plotë në këtë mënyrë pas 24 minutash rezultati ishte Miami 40 Brooklyn 35.Shkëputje vendimtare skuadra e Kidd e krijon në fund të pjesës së 3-të kur shënon 21 pikë kundrejt vetëm 7 pikëve të Heats-ave. Në fund gjithçka u mbyll me fitoren e Brooklyn 104 – 90.Protagonistë për Nets-at ishin Johnson me 19 pikë dhe Paul Pierce me 14. Nuk rezultuan të mjaftueshëm për Miami Heat 28 pikët e LeBron James. Vetëm një fitore larg finales së konferencës së perëndimit është skuadra e San Antonio Spurs. Tony Parker ishte i papërmbajtshëm në “ Rose Garden “ të Portlandit duke udhëhequr skuadrën e tij drejt një fitore mjaft të rëndësishme.Një dominim total i Spursa-ve që në minutat e para dhe diferenca në fund të dy pjesëve të para arriti deri në + 20 për skuadrën e Gregg Popovich. Në pjesën e 3-të Blazersa-t provuan të riktheheshin në lojë por disa pikë të tjera rradhazi të teksanëve mbyllën gjithçka. Rezultati pëërfundimtar Portland 103 San Antonio Spurs 118. Protaginst i këtij takimi pa diskutim ishte francezi Parker me 29 pikë të shënuara.