Interi mposht Lazion me rezultatin 4 - 1. Palacio dopietë
Skuadra e Interit ka mposhtur bardh e kaltërit e Lazios me rezultatin e thellë 4 me 1. Golat për zi kaltërit u shënuan nga Palacio dy herë, Icardi dhe Hernanes ndërkohë që për lacialët ai që shënoi ishte mbrojtësi Biava.Kjo përballje ishte mjaft e rëndësishme për të dyja skuadrat pasi luhej për një vend në Europa League. Mazzarri hodhi në fushë dyshen Palacio – Icardi të mbeshtetur nga Hernanes ndërkohë që Edy Reja i dha hapësira nga minuta e parë Berishës dhe Lorik Canës. Lacialët kaluan në avantazh që në minutën e 7 –të me anë të Biavës i cili shfrytëzoi më së miri një top të dhënë nga kapiteni i përfaqësueses sonë Lorik Cana, por vetëm kaq pasi më pas gjithçka foli për zi-kaltërit.Protagonisti kryesor për Interin ishte Mateo Kovacic, kroati bëri çfarë deshi në fushë duke servirur asiste për të gjithë shokët e tij. Në fillim është Palacio i cili shfrytëzoi më së miri një pasim të numrit 10 e më pas në minutën 26-të Icardi dërgoi topin në rrjetën e Berishës pas një tjetër asisti të Kovacic.Dominimi i Interit vazhdoi edhe më tej kur argjentinasi Palacio realizoi golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën e Mazzarrit. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Interit 3 – 1.Pjesa e dytë foli më shumë për djemtë e Edy Rejas por për fatin e keq të tyre zi-kaltërit kanë në portë një prej gardianëve më të mirë në serinë A, ndërkohë që mjaft emocionuese ishte minuta e 52-ët kur kapiteni Zanetti hyri për herë të fundit në lojë në “ San Siro “ si futbollist i Interit, duratrokitje pati edhe për Diego Militon i cili zuri vendin e Palacios.Dy prej heronjëve të tripletës do të largohen nga Interi në fund të sezonit, Zanetti do të tërhiqet nga futbolli ndërsa Milito do të rikthehet në Argjentinë tek Racing Avellaneda.Në minutën e 79-ët erdhi dhe goli katër-t për zi-kaltërit i cili u shënua nga një ish-futbollist i Lazios, pikërisht nga braziliani Hernanes.Interi me këtë fitore i forcon pozitat e saj në vendin e 5-të në renditje duke qënë shumë pranë një vendi që do ti dhuronte pjesëmarrjen në Europa League sezonin e ardhshëm.