Javier Zanetti përshëndet " San Siron "

Javier Zanetti është shprehur për mediat italiane pak para se të përshëndeste për herë të fundit si lojtar profesionist tifozët e tij në “Giuseppe Meazza “.“ Ndjenjat që kam në këto momente nuk mund ti fsheh. Lidhja ime me tifozët është shumë e ngushtë, mendoj se kjo lidhje nuk do të venitet kurrë “. - theksoi legjenda e Interit.Ndërkohë presidenti i nderit i Interit Massimo Moratti mendon se Zanetti duhet ti jepet roli i zëvendës presidentit.“ Javier ka bërë historinë e këtij klubi, jam shumë i lidhur me të pasi kemi të njëjtat kujtime dhe kemi përjetuar shumë gëzime e hidhërime së bashku. Është një ditë shumë e veçantë “. – përfundoi Moratti.Javier Zanetti do të largohet në fund të këtij sezoni nga futbolli i luajtur duke qënë një nga lojtarët me më shumë vlerë tek skuadra e Interit si në fushën e lojës ashtu edhe jashtë saj.Kapiteni ishte protagonist në vitin 2010 kur skuadra zi-kaltër arriti te triumfonte në të trija kompeticionet në të cilat merrte pjesë duke u bërë klubi i parë italian që arrinte diçka të tillë.