Hamilton fiton pole position
Lewis Hamilton do të niset nesër i pari në çmimin e madh të Spanjës. Britaniku e ndaloi kohën në 1’25”232 duke lënë pas shokun e tij të skuadrës Nico Rosberg. I treti do ta nisë garën Ricciardo me Red Bull ndërsa i katërti do të startojë Bottas me Williams.Jo mirë dy Ferrarit me Raikkonen që do të niset nga vendi i 6-të ndërsa Alonso regjistroi kohën e 7-të. I 10-i kampioni i botës Vettel pasi humbi 5 vënde për një zëvëndësim që i bëri kambios së Red Bullit të tij.Nuk ka patur asnjë surprizë në provat zyrtare të çmimit të madh të Katalunjës pasi janë sërish makinat Mercedes që dominojnë.Një vendëshja gjermane ka një superioritet absolut mbi makinat e tjera dhe këtë po e tregon garë pas gare. Hamilton i dominoi këto prova zyrtare i ndjekur nga shoku i tij i skuadrës Rosberg. Gjermanit do ti duhet të bëjë një mrekulli në garë pasi britaniku Hamilton duket vërtet i pathyeshëm.Parashikohet një garë jo fort e bukur ku me shumë mundësi do të dominojnë makinat Mercedes dhe e vetmja luftë do të jetë ajo për vendin e 3-të.Duket se për vendin e fundit që të ngjit në podium do të jetë një betejë mes Ferrarit dhe Red Bullit, pasi Ricciardo u duk shumë kompetitiv në këto prova ndërkohë që edhe Raikkonen mund të bëjë një garë të mirë pasi në sesionin e tretë të provave u mundua të ruante sa më shumë gomat duke i mbajtur ato në gjëndjen më të mirë të mundshme për garën e nesërme.Më prapa janë Alonso e Vettel, por spanjolli dhe kampioni në fuqi i botës na kanë treguar edhe më parë se janë të aftë të bëjnë rekuperime spektakolare.Nesër në 14 : 00 do të zhvillohet në Katalonjë “ Çmimi i madh i Spanjës ”.