Superliga Shqiptare/ Përfundon java e 33-të, Laçi kap Europën, Skënderbeu bën festën
Sot u luajt java e 33-të e kategorisë superiore të kampionatit kombëtar të futbollit. Të gjitha takimet filluan në orën 17:30. Laçi udhëtonte drejt Korçës me qëllim fitoren për të siguruar pjesëmarrjen në europë dhe ia ka arritur. Kurbinasit fituan 1-2 dhe siguruan zyrtarisht Kupat e Europës.Partizani fitoi në Lushnjë por kjo fitore ishte e pavlefshme pasi të kuqtë e mbyllën këtë kamionat në vendin e pestë. Teuta gjithashtu fitoi në Shkodër dhe tani pret që Kukësi të mundë Flamurtarin në finalen e Kupës dhe ata të bëhen ekipi i katërt që mer pjesë në Kupat e Europës.Edhe Flamurtari fitoi në transfertën e Krujës, një ndeshje pa interes për të dyja ekipet. Besa ka vendosur të bojkotojë takimin përballë Tiranës, ndërsa Kukësi e fiton 0-3 në tavolinë takimin përballë Bylisit të përjashtuar. Skënderbeu - Laçi 1-2 (Pejiç 22' / Kehinde 7', Adeniyi 34')Vllaznia - Teuta 1-3 (Kruja 37' / Jakupi 48', Xhafaj 50', Samb 90')Lushnja - Partizani 2-4 (Canka 51', 57' / Nexhipi 61' (pen), 81' (pen), Krasniqi 71', Vatnikaj 89')Kastrioti - Flamurtari 1-3 (Manuka 9' / Abilaliaj 33' (pen), 54', Liçaj 62')Tirana - Besa (nuk po zhvillohet pasi Besa bojkotoi takimin)Bylis - Kukësi (0-3 në tavolinë)