Pellegrini : Meritojmë ta fitojmë titullin kampion

Manchester - Skuadra e Manchester City është në prag të fitimit të titullit të dytë kampion në 3 vitet e fundit. City mposhti në mesjavë Aston Villa-n 4 me 0 duke i rrëmbyer në këtë mënyrë Liverpoolit vendin e parë.Qytetarët do të presin nesër në “ Etihad Stadium” skuadrën e West Ham-it dhe me shumë mundësi në fund do të kurorëzohen kampionët e ri të Anglisë.Për mediat në këtë prag-sfidë ka folur trajneri i City Manuel Pellegrint duke deklaruar se qytetarët e meritojnë plotësisht të kampionë.“ Kemi luajtur një futboll mjaft të bukur përgjatë gjithë sezonit, kur firmosa me City-n objektivi im ishte që skuadra të luante mirë dhe në fund të fitonim titullin. Për një gjë tashmë jam i sigurt që kemi bërë zgjedhjet e duhura përsa i përket lojtarëve dhe se e meritojmë plotësisht të shpallemi fituesit e Premier Leagues. “ u shpreh tekniku kilenPellegrini foli edhe për paraqitjen e skuadrës së tij këtë sezon ku për një pjesë të mirë sulmuesi kryesor i qytetarëve Sergio Aguero ka qënë i dëmtuar“ Nuk dua të bëj krahasime me skuadrat e tjera, por nëse Liverpoolit nuk do ti luante Suarez për 15 ndeshje apo Chelsea të mos kishte Hazard për një periudhe të gjatë besoj se do kishin hasur vështirësi të mëdha ndërkohë që ne kemi luajtur për një kohë të gjatë pa Agueron dhe sot jemi shumë pranë triumfit. Jam i lumtur më atë çfarë skuadra ka bërë, ë përsëris kemi lujatur futbollin më të bukur. “- deklaroi ish trajneri i Realit të MadriditI pyetur në fund nëse gjithmonë i ka përballuar ndeshjet me kaq qetësi Pellegrini u përgjigj :“ Jo jo, kur luaja futboll kam qënë shumë impulsiv, por kur vendos të bëhesh trajner shumë gjëra ndryshojnë.” - përfundoi tekniku i Manchester City-t Manuel Pellegrini.City-t i mjafton vetëm një pikë nesër përball West Ham-it për të triumfuar në Ligën Angleze të Futbollit.