Mata: Murinjo nuk ma shpjegoi kurrë pse nuk më aktivizonte

Mesfushori spanjoll i Mançester United ka folur për periudhën e errët që kaloi tek Çelsi që pas mbërritjes së Hoze Murinjos në krye të bluve të Londrës.Mata u shpall 2 vite rradhazi lojtari i vitit tek Çelsi, por mbasi Murinjo u emërua trajner i skuadrës londineze, ai u aktivizua vetëm në 13 ndeshje në Premier Ligë dhe më pas në merkaton e janarit vendosi të largohej drejt Mançester United."Nuk kemi folur asnjëherë për këtë temë. Kur luaja ai më jepte udhëzime, kur nuk luaja nuk më thoshte gjë. Ka trajnerë që japin shpjegime për vendimet e tyre, ka që nuk e shohin të arsyeshme diçka të tillë" - u shpreh Mata.