Nëse Aguero kalon tek Barça, atëherë Sanchez shkon tek Juventusi
Ka kohë që spekulohet për kalimin e Alexis Sanchez nga Barcelona për tek Juventusi.Antonio Conte i ka kërkuar me kohë drejtuesve bardh e zi një anësor që mund ti shërbejë skemës së re që do të aplikohet duke filluar nga sezoni ardhshëm.Trajneri i Juves do të kalojë nga 3-5-2 në 4-3-3, një mënyrë loje kjo e fundit që bazohet shumë në anësorët e sulmit dhe për këtë tekniku nga Lecce i ka kërkuar drejtorit sportiv Marrotta kilenin e Barcelonës Alexis Sanchez.Katalanasit e vlerësojnë kartonin e ish-lojtarit të Udineses rreth 30 milion euro dhe Juvja duke e gatshme të hyj në bisedime.Sot mediat iberike raportojnë se një ndihmë të madhe bardh e zinjve mund t’ja jap Sergio Aguero.Sulmuesi i City-t mund të largohet nga Anglia në verë për të veshur fanellën blaugrana dhe ky transferim mund të bëjë që Barcelona të jetë e detyruar ta largojë kilenin nga skuadra.Drejtuesit e Juves do të mundohen ti plotësojnë kërkesat trajnerit të tyre dhe në momentin e parë që do ti krijohet mundësia do të provojnë blerjen e futbollistit të përfaqësuese kilene.Bardh e zinjtë kanë në plan edhe disa përforcime të tjera gjatë merkatos së verës duke filluar nga Cuadrado i Fiorentinës e deri tek Nani i Manchester United.