Besa bojkoton ndeshjen me Tiranën, nuk do paraqitet në 'Qemal Stafa"
Presidenti Nexhat Bizhdili, ka bërë të ditur se skuadra e tij Besa nuk do të jetë e pranishme sot në kryeqytet për t’u përballur me Tiranën, në kuadrin e javës përmbyllëse të Superligës, veprim të cilin e konsideron si njëlloj proteste karshi padrejtësive që i janë bërë Besës në këtë kampionat.“Besa ka vendosur ta bojkotojë ndeshjen me Tiranën në shenjë proteste ndaj “bluzave të zeza”, që na ndëshkuan qëllimisht në takimet e fundit ndaj Parizanit, Skënderbeut, Laçit dhe Vllaznisë." -tha BizhdiliBesa bojkoton në shenjë proteste, ndaj mbeten të luhen vetëm katër takime të tjera. Thënë ndryshe, kavajasit dorëzohen para kohe, edhe pse matematikisht kishin disa shpresa të pakta mbijetese nëse fitonin në “Qemla Stafa” dhe Flamurtari apo Vllaznia mundeshin në ndeshjet e tyre respektive. Pikët e kësaj ndeshje i shkojnë Tiranës në tavolinë 3-0.