Rudi Garcia : Polemika e Contes nuk më pëlqeu aspak

Romë - Trajneri i Romës Rudi Garcia ka folur për mediat në prag të supersfidës me Juventusin të dielën pasdite, duke theksuar se polemika e trajnerit e bardh e zi Antonio Conte nuk i pëlqeu aspak.“ Nuk më kanë pëlqyer deklaratat polemike të Contes, por kur një trajner arrin që gjatë një sezoni të grumbullojë 96 pikë atëherë patjetër që ka kryer një punë të mirë. “ u shpreh GarciaMë tej tekniku i Romës deklaroi“ Juventusi dhe trajneri i saj mund të bëj atë që i duket më e përshtatshme , për në nuk ndryshon asgjë, e rëndësishme është që të jemi konkurues edhe sezonin tjetër pak rëndësi ka se kush do të jetë në stolin e Juventusit. “ theksoi trajneri francez.Më pas Garcia foli edhe për përballjen e nesërme me Juven dhe shprehu dëshirën e tij për të qëndruar gjatë në kryeqytetin italian.“ Normal që ekziston një rivalitet i ashpër midis dy klubeve por e rëndësishme është që çdo gjë të qëndroj vetëm brenda futbollit dhe mos të kalojë në polemika që nuk i shërbejnë lojës.E them këtë pasi dua që nesër të jetë një festë për të gjithë tifozët. Për mua do të ishte një nder po të qëndroja këtu edhe për disa vite. Jam gati të ndjek të njëjtën rrugë që ndoqi Ferguson tek Manchester United. “- përfundoi trajneri i Romës Rudi Garcia.Roma do të rikthehet sezonin e ardhshëm në Champions League pas disa vitesh mungesë.