Mario Gomez, letër tifozave gjermanë: Trajneri Lëv më lëndoi duke më lënë jashtë botërorit
Sulmuesi gjerman i Fiorentinës, Mario Gomez ka kaluar një nga sezonet më të vështirë të karrierës së tij pasi dëmtimet e kanë shoqëruar gjatë gjithë sezonit. Ai kaloi dëmtimin dhe dhe shpresonte shumë të ishte pjesë e Gjermanisë në botërot por trjajneri Lëv nuk e grumbulloi me justifikimin se është jashtë forme.Nisur nga kjo, sulmuesi është prekur shumë dhe ka shktruar një letër ku shpreh zhgënjimin e tij për mospjesmarrjen në një kompeticion kaq të rëndësishëm:“Pra… tani fillon Kupa e Botës. Pas kampionatit italian dhe finales së Kupës së Italisë, unë nuk do të kem mundësi të paraqitem edhe në Kupën e Botës. Zgjedhja e trajnerit më lëndoi shumë. Kohëve të fundit fillova të besoj se do të jem plotësisht i gatshëm për Botërorin e Brazilit, mirëpo për fat të keq lëndimet nuk më kanë lejuar të rikthehem në kohë. Ky ishte sezoni më i keq në karrierën time. Gati 7 muaj isha i lënduar në gjurin tim. Gjë që më ka penguar shumë! Unë do të rikthehem përsëri, si gjithmonë. Kjo do të thotë se nuk do të kem mundësi që ta thyej rekordin e golave të Ronaldos dhe Kloses në Kupën e Botës. I uroj Kloses shumë fat dhe shpresoj se do ta arrijë këtë rekord. Arrije këtë rekord Miro! Por edhe më shumë e rëndësishme është fakti se unë nuk do të kem kënaqësinë të jem aty kur djemtë do ta festojnë fitimin e trofeut! Unë do të i mbaj gishtat e mi të kryqëzuar dhe shpresoj me gjithë zemrën time se djelmoshat do ta fitojnë titullin! Tani do të përpiqem ta rimarr veten, të rikthehem në stërvitje dhe në sezonin e ardhshëm të shënoj shumë gola, ta ndihmoj ekipin tim të arrijmë majat, mbi të gjitha dëshiroj të rikthehem sa më shpejtë në fushën e blertë, e dua futbollin! Unë me të vërtetë dëshiroj ta falenderoj të dashurën time, familjen time, shokët e mi, të gjithë trajnerët e mi, terapistët fizikë dhe specialistët, të cilët më kanë dhënë një shtytje të madhe, përkundër sezonit të dobët. Dhe në fund, sigurisht, tifozët tanë! Është e mahnitshme se si e përballojnë dëshpërimin, që unë nuk kisha mundësi të luaj pjesën më të madhe të sezonit, ata më kanë mbështetur dhe më kanë shtyrë përpara. Faleminderit. Jeni të mahnitshëm!."