Giggs për Januzajn : Në botëror do ta shihni sa vlen Adnani
Manchester - Ryan Giggs e vlerëson së tepërmi yllin kosovar Adnan Januzaj. Uellsiani i njeh mjaft mirë vlerat e talentit nga Istogu pasi ka mësuar ti njoh aftësitë e tij kur edhe si shok skuadre por edhe tani që ka marrë drejtimin e skuadrës ku gjithçka po e vëzhgon nga jashtë fushës. “ Adnani është një talent i madh. Unë e di shumë mirë se sa i aftë është ai. I kam parë vlerat e tij edhe kur kemi luajtur përkrah po edhe sot që e drejtoj nga stoli. “-u shpreh Giggs Më pas 41-vjeçari u shpreh se në Kampionatin Botëror të gjithë do ta shohin se çfarë është i aftë 19 vjeçari. “ Unë besoj se në kampionatin botëror shumica e njerëzve do ta kuptojnë se sa i aftë është Januzaj. Belgjika është më fat që e ka në radhët e saj. Madje i sugjeroj që ta aktivizojnë sa më shumë për të përfituar nga talenti i tij. “ u shpreh legjenda e Manchester United. Ryan Giggs morri detyrën e trajnerit të United pas shkarkimit të skocezit David Moyes, detyrë që uellsjani do ta mbaj deri në takimin e fundit të këtij edicioni , ose më saktë deri nesër përball Southamptonit e më pas i duhet të vendosë nëse do qëndrojë apo jo tek klubi anglez si ndihmës i holandezit Van Gaal. United ndodhet si rrallëherë në vendin e 7-të në Premier League ku nuk do të marr pjesë në Ligën e Kampionëve pas më shumë se 10 vitesh ku ka qënë gjithmonë pjesëmarrëse.