Mbrojtësi i Tiranës, Elvis Sina do të varë sot "këpucët në goxhdë"
Sot ndeshja e sotme Tirana - Besa do të ketë dhe një të veçantë në brendësi pasi kapitieni legjendar i "bardhebluve" të Tiranës, Elvis Sina do t'i thotë përfundimisht "lamutumirë" futbollit të luajtur.Mbrojtësi Sina, tashmë 35 vjeç ndjen se ka ardhur momenti që ai të largohet përfundimisht nga futbolli duke u kujtuar si jë nga futbollistët që la gjurmë tek ekipi i Tiranës. Karrierra e Sinës nisi në sezonin 1999 ku kaloi nga ekipi i të rinjve tek ekipi i parë i Tiranës. Ai luajti tek "bardheblutë" deri në sezonin 2006, më pas kaloi një sezon tek Elbasani.Një vit i mjaftoi tek Elbasani për t'u rikthyer sërish tek Tirana. Sezoni 2007-2008, e gjeti Elvis Sinën tek Dinamo, ku dhe këtu ka qëndruar vetëm për një vit, më pas u kthye tek Tiana në 2008, për ta mbyllur përfundimisht tek ky ekip. Mbrotësi shënon 480 paraqitje deri tani në Superligën Shqiptare dhe ndeshja e sotme përballë Besës do të jetë takimi i fundit për të.